Pejgamberi (a.s) ka thënë: “A e dini se çfarë është përgojimi?”
Thanë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë.
Tha: “Përmendja e vëllait tënd me diçka që ai e urren”.
Dikush i tha: Po nëse vëllai e ka atë që them?
Tha: “Nëse ai e ka atë që thua, ti e ke përgojuar dhe nëse nuk e ka atë çfarë thua, atëherë ti ke shpifur ndaj tij”. (Muslimi)
- Një njeri shkoi te Halid ibn Velidi dhe i tha: Filani të ka sharë!
Halidi ia ktheu: “Ajo është fleta e tij dhe le ta mbushë me çfarë të dojë!”
- Një njeri i tha Veheb ibn Munebih: Filani të ka sharë!
Munebihu iu ktheu: “A nuk gjeti shejtani dikën tjetër me dërgu, përveç teje!?
- Një njeri i tha një personi: Filani të ka sharë!
Ky personi ia ktheu: “Ai më gjuajti me shigjetë dhe ajo nuk më goditi, po përse e mbarte shigjetën dhe ma ngule në zemrën time?!”
- Një njeri shkoi te Imam Shafiu dhe i tha: Filani të përmend për të keq!
Imam Shafiu iu përgjigj: “Nëse je i sinqertë në atë që thua, atëherë ti je përgojues dhe nëse se gënjeshtar, atëherë ti je shpifës”.
____________________
Allahu na ruajt të gjithëve prej thashethemeve!