Ebu Thalebe (r.a) transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Allahu i vështron robërit e Tij natën e Gjysmës së muajit Shaban dhe i falë besimtarët, i jep afat jobesimtarëve dhe i lë njerëzit e urrejtjes me urrejtjen e tyre, derisa të largohen prej saj”.
(transmetuar nga Imam Ahmedi, Ibn Hibani, Ibn Ebi Shejbe, Tabarani dhe në Sahihul-Xhamiu)
عن أبي ثعلبة، قال النبي صلى الله عليه وسلم : “إن الله يطلع على عباده في ليلة النصف من شعبان فيغفر للمؤمنين، ويملي للكافرين، و يدع أهل الحقد بحقدهم حتى يدعوه”.
)رواه أحمد في مسنده، وابن حبان في صحيحه، وابن أبي شيبة في المصنف، والطبراني في الكبير والأوسط، وبنحوه في شعب الإيمان للبيهقي، قال الهيثمي في المجمع: رواه الطبراني في الكبير والأوسط ورجالهما ثقات. وهو في صحيح الجامع حديث رقم: 771(
“Ebu Musa (r.a) transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Allahu i Madhëruar i vështron robërit e Tij natën e Gjysmës së muajit Shaban dhe i falë të gjithë krijesat e Tij, përveç idhujtarit, apo ngatërrestarit (është ngatërruar me dikën, ose është larguar prej vëllait të tij mysliman)“.
عن أبي موسى:”إن الله تعالى ليطلع في ليلة النصف من شعبان فيغفر لجميع خلقه إلا لمشرك، أو مشاحن”.
صحيح الجامع حديث رقم (1819(
مشاحن: أي مخاصم لمسلم أو مهاجر له .