HADITHE RAMAZANI

HADITHE RAMAZANI

  • Pejgamberit (a.s) i cili ka thënë: “Agjërimi është i Allahut (a.xh) dhe askush nuk e di shpërblimin e agjëruesit, përveç Allahu (a.xh).” (Tabarani – I saktë me transmetime të tjera).
  • Pejgamberi (a.s) ka thënë: Allahu (xh.sh) thotë: “Çdo punë e birit të Ademit është e tija, përveç agjërimit, ai është i Imi dhe Unë e shpërblej për të…” (Buhariu dhe Muslimi)
  • Pejgamberi (a.s) e përshkruan muajin e Ramazanit: “Ju erdhi Ramazani muaji i begative të Allahut në të cilin zbret mëshira, fshihen gjynahet dhe pranohen lutjet. Allahu ju vështron duke bërë gara me njëri-tjetrin në adhurime dhe mburret me ju te engjëjt e Tij, prandaj shpalosni prej vetes suaj vepra të mira, sepse i humbur dhe i dëshpëruar është ai njeri, i cili privohet nga mëshira e Allahut në këtë muaj.(Tabarani)
  • Xhabiri (r.a) tregon se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “I janë dhënë ymetit tim pesë gjëra në Ramazan, të cilat nuk u janë dhënë asnjë pejgamberi përpara meje:

E para: Në natën e parë të Ramazanit, Allahu e shikon ymetin tim dhe atë që Allahu e shikon nuk e dënon kurrë.

E dyta: Shija e gojës së agjëruesit në mbrëmje është më e mirë tek Allahu se sa era e miskut.

E treta: Engjëjt kërkojnë falje për ta çdo ditë e natë.

E katërta: Allahu (xh.sh) urdhëron xhenetin e Tij duke i thënë: Përgatitu dhe zbukurohu për robërit e Mi. Pothuajse janë afruar të pushojnë prej lodhjeve të dynjasë për në strehën dhe në xhenetin Tim.

E pesta: Në natën e fundit, Ai i ka falur të gjithë.

Një njeri e pyeti: Ajo natë është nata e Kadrit? Pejgamberi (a.s) tha: Jo, a nuk i ke parë punëtorët, të cilët punojnë dhe kur e përfundojnë punën, atëherë e marrin shpërblimin.” (Bejhakiu, Imam Ahmedi dhe Bezari)

  • Ebu Hurejra (r.a) tregon se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Allahu i Lartësuar ju ka bërë obligim agjërimin e Ramazanit, ndërsa unë ju kam bërë synet namazin e tij (teravinë). Kështu që, kush e agjëron Ramazanin dhe falë teravinë, me besim, me bindje dhe vendosmëri, ai njeri del nga Ramazani i pastër nga gabimet, si ditën që e ka lindur nëna e tij.” (Nesaiu)
  • Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush nuk lë fjalët dhe veprat e këqija, Allahu nuk ka nevojë për atë njeri që të lërë ushqimin dhe pijen e tij.” (Buhariu)
  • “Kush e agjëron Ramazanin me besim, bindje dhe vendosmëri, atij i falen të gjitha gjynahet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi)
  • “Në xhenet është një derë, e cila quhet Rejjan, përmes saj hynë agjëruesit në Ditën e Kiametit. Askush tjetër nuk hyn, përveç tyre. Thuhet: Ku janë agjëruesit? Ngrihen në këmbë, hynë nga ajo derë, pastaj ajo mbyllet.” (Buhariu)
  • “Tre lloj njerëzish nuk ju kthehen prapësht lutjet e tyre, ndër to, agjëruesi duke bërë iftar.” (Tirmidhiu)
  • “Sikur një njeri të ketë agjëruar një ditë nafile, vullnetare, pastaj t’i jepet toka e mbushur me flori, nuk e ka marr shpërblimin që meriton, përveç se në Ditën e Llogarisë.” (Ebu Jeala dhe Tabarani)

Be the first to comment on "HADITHE RAMAZANI"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*