Debat rreth shkëputjes së marrëdhënieve familjare

Debat rreth shkëputjes së marrëdhënieve familjare

Shejkh Muhamed El-Gazali

Islami ka shtyllat dhe parimet e tij mbi të cilat mbështetet, që i ngjajnë ajeteve të qarta (ajat muhkemat), ku ato janë baza e fesë dhe thelbi i saj!

Këto shtylla dhe parime nuk janë çështje kontradiktore (ndryshim mendimesh), edhe pse ekzistojnë qëndrime të ndryshme, që në fakt janë qëndrime sipërfaqësore e nuk kanë peshë.

Le të sjellim një shembull për ta qartësuar qëllimin. Allahu i Madhëruar thotë: “Ose, nëse i prekni gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum, prej dheut të pastër!” – (Kur’ani, En-Nisa: 43)

A ka prekja kuptimin e prekjes në përgjithësi, kështu që çdo prekje e prish abdesin apo është shprehje figurative dhe qëllimi është për një prekje të përcaktuar?

Fukahatë kanë pasur mendime të ndryshme, ku fusha e Fikhut është fushë e gjerë për këndvështrime dhe pikëpamje të llojllojshme.

Dijetarët kanë rënë dakord, se ky ndryshim nuk ka problem në të dhe as nuk ka dëm prej tij, që nuk i bën keq Islamit dhe nuk ia prish vlerën çështjes. Por, kur i Dërguari i Allahut (a.s) thotë: “Katër gjëra kush i ka, ai është munafik (hipokrit) i pastër, dhe kush ka njërën prej tyre, ka një pjesë prej pjesëve të munafikllëkut (hipokrizisë), derisa t’i lërë: Kur i lihet amanet, nuk e mban amanetin; kur flet, gënjen; kur jep besën, e thyen atë, dhe kur armiqësohet, mëkaton (shkatërron shumë)!” – (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Kuptimi është i qartë, nëse në Fikh ka mendime të ndryshme, atëherë në moral nuk ka mendime të ndryshme.

Kam vënë re, se grupe të ndryshme njerëzish janë shfaqur në këtë kohë, ku lidhja e tyre me akiden (besimin) është e zymtë, lidhja e tyre me morali është e dobët dhe lidhja e tyre me interesat e ymetit është këputur. Lënë parimet (gjërat themelore) të fesë dhe cilësitë e mira të saj, dhe ndërtojnë pikëpamjet fikhore të caktuara e kapen për to deri në ekstrem. Mbi bazën e tyre këpusin marrëdhëniet me të tjerët, kështu që kush nuk është në mendimin e tyre, ai nuk është mysliman! Siç është çështja e rrobave dhe e xhelabijes, çështja e nikabit dhe hixhabit, çështja e fotografimit, këngëve, çështja e minberit me shkallë të larta dhe minberit me shkallë të ulëta, etj.

Atmosferën e rizgjimit islam e kanë mbuluar me re, për shkak të stërgjatjes së poteres në këto çështje.

Debati në këto (çështje) ka mbizotëruar vizionin për të ardhmen e popujve të kërcënuar islamë dhe qëllimeve kryesore fetare!!

Bile, armiqtë e Islamit, brenda dhe jashtë, e kanë qëlluar Islamin për vdekje, për shkak të kësaj situate fatkeqe dhe përçarjes së fabrikuar.

Në këto mjedise gjenden ekstremistët, të cilët bëjnë keq më shumë, se sa bëjnë mirë, dhe me rrugëtimin e tyre vendosin pengesa përpara njerëzve të mençur.

Armiqtë e Islamit në këtë kohë posedojnë forca përçarëse dhe shfaqja e tyre në këto situata është për të ardhur keq. Ne po vuajmë prej pengesave të trashëguara dhe bashkëkohore, që nëse merremi me to, armiku na shkatërron. Prandaj, le të jemi të qartë në të mësuarit e djelmoshave ekstremistë në disa mendime fikhore, se gjendja botërore e myslimanëve nuk e duron këtë ngurtësim!! Dhe, është prej hajrit (të mirës) të gjykuarit përmes këtij rregulli: Të bashkëpunojmë rreth asaj që biem dakord, dhe ta justifikojmë njëri-tjetrin në atë që nuk biem dakord!

Unë i shkruaj këto rreshta, ndërkohë që armiqtë e Islamit kanë nisur shfarosjen në Evropë, e minbere e minbere të shumta kanë heshtur, në kohën që kishin më tepër nevojë se kurrë për përmendjen e Allahut!

Ndërkohë, burra e djelmosha nga ne, janë të zënë me debatin e hidhur, se a lejohet dhënia e sadakatul-fitrit në vlerë monetare apo në kokrra (drithëra)?!!

Ky është një debati i shkëputjes së marrëdhënieve familjare, në kohën kur trualli i Islamit është i tronditur, prandaj a do të kthehet mendja e munguar?!!

Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip:

Lavdrim Hamja

 

جدال قطع الأرحام

محمد الغزالي

 

للإسلام أركان يعتمد عليها ،وعزائم يقوم بها تشبة الآيات المحكمات التي هي أساس الدين ولبابة! هذه الأركان والعزائم ليست موضع خلاف

، وإذا كان هناك من تفاوت في المواقف فهو تفاوت سطحي خفيف الوزن ، ولنضرب مثال يوضح القصد.، يقول الله تعالي (…أو لامستم النساء فلم تجدوا ماء فتيمموا صعيدا طيبا.) هل الملامسة تعني اللمس المطلق فكل لمس ينقض الوضوء أم التعبير مجازي، والمراد لمس معين؟

إن الفقهاء يختلفون ، وميدان الفقه مجال رحب لوجهات النظر المتعددة ،

وأجمع العلماء علي أن هذا الخلاف لاحرج فيه ولاضرر منه ولايسيء إلي الإسلام ولايفسد للود قضية ، لكن إذا قال رسول الله

(أربع من كن فيه كان منافقا خالصا، ومن كان فيه واحدة منهن كانت فيه خصلة من خصال النفاق حتي يدعها ،إذا حدث كذب ، وإذا وعد أخلف ، وإذا أؤتمن خان، وإذا عاهد غدر ،وإذا خاصم فجر

عن عبدالله بن عمرو بن العاص رضي الله عنهما أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: ((أربع من كنَّ فيه كان منافقًا خالصًا، ومن كانت فيه خَصلةٌ منهن كانت فيه خصلة من النفاق حتى يدعها: إذا اؤتمن خان، وإذا حدَّث كذب، وإذا عاهد غدر، وإذا خاصَم فجر))؛ متفق عليه.

فالمعني واضح ،حاسم فإن يكن في الفقه خلاف فلا خلاف في الأخلاق..

وقد لاحظت أن فئات من الناس ظهرت في هذه الأيام رباطها بالعقيدة غامض ، وبالأخلاق ضعيف ، وبمصلحة الأمة منقطع ، يتركون عزائم الدين وفضائلة ويتبنون وجهات نظر فقهية معينة يتعصبون لها أشد التعصب ، ويفاصلون الآخرين عليها فمن لم يشاركهم الرأي فليس بمسلم .هناك قضية السروال والجلباب ، وقضية النقاب والحجاب ،وقضية التصوير والغناء وقضية المنبر العالي والمنبر قليل الدرجات …الخ..،

وقد غام جو الصحوة الإسلامية لطول اللغظ في هذه القضايا ،

إن الجدال فيه غلب النظر في مستقبل شعوب إسلامية مهددة ، وأهداف دينية رئيسة !!

.بل أن أعداء الإسلام في الداخل والخارج أصابوا الإسلام في مقتل بسبب هذا الوضع المزري والشقاق المفتعل ،

في هذه البيئات وجد المتطرفون الذين يسيئون أكثر مما يحسنون ، ويضعون بمسالكهم العراقيل أمام أولي الألباب.. إن أعداء الإسلام في هذه الأيام يملكون قوي أفتك وتظاهرهم ظروف مسعفة ..،ونحن نعاني من متاعب موروثة ومعاصرة إذا شغلنا بها إجتاحنا عدونا ..، فلنكن صرحاء في تعريف الفتيان المتعصبين لبعض الافكار الفقهية بأن حالة المسلمين العالمية لاتحتمل هذا التحجر !! وأن من الخير تحكيم هذه القاعدة

(نتعاون علي مااتفقنا عليه ، ويعذر بعضنا بعضافيما اختلفنا فيه)

إنني أخط هذه السطور وقد شرع اعداء الإسلام في محوة من أوروبا فخرست منابر ومنابر كانت أمس غانية بذكر الله ..!

علي حين شغل بعض رجالنا وفتياننا بالجدال المر هل تخرج زكاة الفطر نقودا أو حبوبا..؟!!

إنه جدال قطع الأرحام في وقت تزلزل فيه دار الإسلام فهل يعود العقل الغائب..؟!!

محمد الغزالي

مقال رقم ١٨

 

Be the first to comment on "Debat rreth shkëputjes së marrëdhënieve familjare"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*