Fitneja përbrenda është më e dëmshme për ymetin se sa sulmet e dukshme nga jashtë*
Shejkh Muhamed El-Gazali
Një student nga qyteti i Zegazigut më vjen dhe më thotë: Disa persona deklarojnë se i përkasin selefizmit – por në realiteti nuk janë selefi – i kanë gjuajtur librat bashkëkohorë dhe nuk kanë pranuar që të prezantohen në panairin e librit islam. Librat bashkëkohorë, disa prej tyre janë të shkuar nga Prof. Sejid Kutub, Prof. Muhamed Kutub, Prof. Ebul-Hasen En-Nedeviu, Prof. Ebul-E’ala El-Mevdudi, Prof. Abdulkadir Avde, e shumë të tjerë.
I thashë: Nuk kam aspak dyshim, se pas këtyre tipave të tillë mendjelehtë të papjekur është një plan i pistë, që kërkon copëtimin e trupit islam dhe krijimin e vesveseve për tipa të tillë, se librat bashkëkohorë janë të pavlerë, dhe se shkrimet e vjetra të Ibn Tejmijes dhe Ibnul-Kajimit, vetëm ato janë prej të cilëve mund të merret Islami.
Shejkhul-Islam, Ibn Tejmije është njeri i madh, edhe nxënësi i tij, Ibnul-Kajim është njeri i madh, e habitshmja është se Ibn Tejmije është sprovuar në kohën e tij me njerëz të tillë, që kanë folur për Imamët e Mëdhenj me një gjuhë të ashpër dhe kanë nëpërkëmbur nderin e tyre, dhe janë përpjekur të godasin majat (korifenjtë) e trashëgimisë islame dhe fukahatë (dijetarët islamë) madhështorë, kështu që Shejkhul-Islam, Ibn Tejmije shkroi librin e tij me famë: “Ref’ul-melam an eimmetil-e’alam” (Shfajësimi i dijetarëve të mëdhenj).
E vërteta është, se ata të cilët shfaqen me entuziazëm ndaj Ibn Tejmijes dhe Ibnul-Kajimit, janë xhahilë (injorantë), sepse Islami nuk ka qenë steril përpara lindjes së Ibn Tejmijes dhe Ibnul-Kajimit në shekullin e 7-të hixhri; shtatë shekuj përpara lindjes së Ibn Tejmijes dhe Ibnul-Kajimit dhe shtatë shekuj pas lindjes së Ibnul-Kajimit dhe Shejkhu të tij, Ibn Tejmijes janë të mbushur plot me burra të Islamit prej njerëzve me mendje të mprehta dhe zemra të gjalla e të zjarrta, ndjenjat e të cilëve ishte drejtuar nga Zoti dhe Pejgamberi i tyre.
Patjetër duhet, që në kohën tonë sot, të lexojmë librat bashkëkohorë, sepse pushtimi kolonialist, i cili ka sulmuar me kthetrat e tij botën islam në kohën tonë, i ri në metodat e tij, i pajisur me plane të panjohura për vjedhjen e parimeve të besimit dhe nënvlerësimin e vlerave të larta, dhe ai tërheq nga pas një sfond të madh prej qytetërimit perëndimor, i cili ka lulëzuar në fushën e shkencës dhe zbatimit, ia ka arritur të shfrytëzojë neglizhencën tonë, mungesë e vëmendjes dhe plogështinë tonë në shërbim të fesë përgjatë shekujve të fundit, e na ka sulmuar me sulme të llojllojshme, që kanë nevojë për ide (mendime) të reja, ashtu siç ka thënë Omer ibn Abdulazizi (r.h), në shekullin e 2-të: “Lindin çështje të reja për njerëzit, aq sa shpikin edhe mëkate (të reja)!”
Atëherë, si mund të thuhet: Kultura islame ka përfunduar me shkrimet (librat) e Ibn Tejmijes dhe Ibnul-Kajimit?! Unë jam prej atyre, të cilët janë formësuar prej Ibn Tejmijes, Ibnul-Kajimit, Ibn Ruzhdit, El-Gazaliut, Ibnul-Xheviziut, Ibn Hazmit dhe natyrisht nxënës i vogël i Katër Imamëve të Mëdhenj, të cilët kanë arritur majat në trashëgiminë tonë mendore dhe fikhore, dhe që konsiderohen shembuj të lartë në përkushtimin ndaj Allahut dhe dobinë ndaj njerëzve.
Nuk kam aspak dyshim, se ata të cilët mbajnë fanatizëm për filanin dhe filanin prej imamëve dhe dijetarëve dhe që duan të copëtojnë bashkësinë tonë me të tilla ide (mendime), nuk kam aspak dyshim, se pas këtij ekstremizmi ka duar të pista prej sionizmit dhe kryqëzatave, prej atyre që punojnë për llogari të kolonizimit globalist.
Fitneja përbrenda është më e dëmshme për ymetin se sa sulmet e dukshme nga jashtë. Dhe, për këtë arsye myslimanët e kohës tonë sot duhet të shikojnë me shqetësim grindjet e tepruara, të cilat përhapen tani, sepse është shumë e habitshme që jehuditë të hynë në sinagogat e tyre dhe zemrat të takohen për të na shqyer dhe për të na sulmuar, e të dalin myslimanët prej xhamive në rreshta të copëtuar me mendime të cekëta dhe çështje të ulëta.
Këto rreshta janë jashtë temës, gjë të cilën u detyrova të bëj, ndërkohë që unë në të vërtetë dua të hedh vështrimin nga sureja El-Ahzab.
(*- Titulli është i imi. Sh.p)
(Marrë nga: https://www.facebook.com/groups/1942776469277115/permalink/4672301209657947/)
Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip:
Lavdrim Hamja

Be the first to comment on "Fitneja përbrenda është më e dëmshme për ymetin se sa sulmet e dukshme nga jashtë"