Islami ka një të shkuar të gjatë të mbushur me dhimbje

Islami ka një të shkuar të gjatë të mbushur me dhimbje

Islami ka një të shkuar të gjatë të mbushur me dhimbje

Shejkh Muhamed El-Gazali

Megjithëse, ajo me të cilën përballet prej disa regjimeve në ymetin e tij, që nuk krahasohen me asgjë, është një zhveshje e turpshme nga parimet të besimit të tij dhe mohim (kufr) i qartë ndaj gjithë asaj me të cilën ka ardhur.

Në vende të ndryshme të atdheut islam vëmë re këtë krekosje që del kundër tij dhe kundërshtim të urdhrave të tij, e nuk mendoj se armiqtë e Islamit kërkojnë diçka tjetër!

Feja jonë po lëkundet në këtë kohë dhe mbart urrejtjen e disa grupacioneve, lakminë  e disa familjeve dhe mungesën e vizionit të disa fukahave (dijetarëve juristë), që flasin për të, ndërkohë që ata janë në sorollatje!

Është e drejtë e myslimanëve të zgjedhin ata, të cilët do t’i përfaqësojnë, do t’i sqarojnë nijetet dhe amanetet e tyre, të cilët do tua mbrojnë të drejtat dhe kufijtë e tyre dhe ata, të cilët do t’i shoqërojnë në hidhërimet dhe gëzimet e tyre. Ndërsa, t’u imponohen atyre qeveritarë ndaj të cilëve janë të kënaqur Perëndimi e Lindja, e nuk është i kënaqur me ta Allahu, kjo kurrë asnjëherë, sepse kjo është diçka që nuk mund të pranohet.

Kështu që, duke u nisur nga kjo, çdo regjim që e largon Islamin nga kushtetuta apo e përmend sa për t’i hedhur hi syve, pastaj ecë duke shkuar larg rrugës dhe udhëzimit të tij, atëherë ai është regjim që ka humbur legjitimitetin e tij, sepse ai ka humbur kënaqësinë e Allahut dhe mbështetjen e njerëzve.

Pika më e dobët në botës islame janë qeveritë (regjimet) e tij, që nuk mund të krahasohet në këtë dobësi, përveçse paaftësia e popujve për ndryshimin e kërkuar.

Jam i detyruar të përsëris hadithin për islamikët, të cilët bërtasin gjatë për Islamin, e nuk arrijnë t’i zgjasin dorën e arsyes!! Gjysma e disfatave (dështimeve) të Islamit ka të bëjë me planet e dobëta, kuptimin e pakët dhe vetëmashtrimin e tyre.

Gjatë udhëtimeve të mia në botën islame kam dëgjuar vajtime të shumta duke qarë për Islamin, e sapo zbuloja rrethanat e tyre, vija re një shtrembërim që kërkonte drejtim!

U thosha: Përse nuk e ndreqni këtë? Por, nuk merrja një përgjigje të kënaqshme! Ata janë negativë që llomotisin kritika e nuk lëvizin për të ndërtuar, dinë të bëjnë përtypjen e çështjeve të vjetruara dhe nuk arrijnë të shikojnë çfarë ndodh prej ngjarjeve të ndryshme.

Më ra ndermen Besa e Parë e Akabes, ndërkohë që Islami ishte i burgosur në Mekë dhe persekutorët e saj përhapnin trazira (fitne) në mesin e myslimanëve. Mbartësi i Mesazhit të Madh nuk kërkoi prej besëdhënësve më shumë, se sa sinqeritetin e besimit, të punuarit e mirë dhe kthimin e shpejtë tek Allahu, nëse binin në gabime; derisa një pjesë e autorëve të Sires (Jetës profetike) e quajnë gabimisht ‘Besa e grave’! Jo, absolutisht, ajo është ‘Besa e Burrave’, por është ndryshim i madh mes punonjësve për fe dhe punonjësve për parti politike!!

Punonjësit në hir të Allahut e fillojnë rrugën me ndreqjen (rregullimin) e vetes dhe rrethit të tyre, e kur rregullimi të bëhet pjesë e karakterit dhe tipar dallues i pandashëm, Allahu ka për t’i dhënë mundësinë të rregullojnë tokën, sepse ata nuk munden diçka tjetër, veçse këtë rregullim, të cilën kanë jetuar me të dhe për të. Ndërsa, dikush tjetër (jo në këto cilësi) ata sillen rreth vetes dhe dynjasë së tyre, edhe pse pretendojë diçka ndryshe.

(Nga libri: Xhihadud-daveti bëjnë axhz ed-dahil ve kejd el-harixh)

Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip:

Lavdrim Hamja

Be the first to comment on "Islami ka një të shkuar të gjatë të mbushur me dhimbje"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*