“Muhammedi është sekret hyjnor. Nuk mund të jetë njeri i zakonshëm..!”

“Muhammedi është sekret hyjnor. Nuk mund të jetë njeri i zakonshëm. 23 vjet bëri në to çfarë nuk ka bërë askush në të gjithë historinë!”

“Muhammedi është sekret hyjnor. Nuk mund të jetë njeri i zakonshëm. 23 vjet bëri në to çfarë nuk ka bërë askush në të gjithë historinë!”

Një njeri i vetëm.. nuk dinte të lexonte e as të shkruante.. pa ushtri.. pa media.. i dëbuar nga vendlindja e tij.. e ndjek populli i tij për ta vrarë!

Vetëm pas 23 viteve..

Ndërron jetë dhe ndërkohë ai zotëron një shtet nga Oqeani në Gjir, dhe 100 mijë burra, ku secili prej tyre i thotë: O i Dërguar i Allahut, t’u bëfsha kurban për ty!

A e di, se çfarë do të thotë kjo në shkencën e historisë?

Kjo është e pamundur.. e pamundur me përllogaritjet njerëzore.

Për këtë, edhe armiku i tij numër një është shkërmoqur.

Goldziher..

Nuk e di, se kush është ai?

Ai është, i cili mësoi çdonjërin ateist arab, se si të akuzojë Buhariun. Ai është, i cili u mësoi atyre fjalën: “Hadith i manipuluar” (i futur në mënyrë të fshehtë). Kaloi 50 vjet duke kërkuar për ndonjë të metë në Islam dhe nuk gjeti gjë.

Në librin e fundit të tij, shkroi çfarë të bën të dridhesh:

“Muhammedi është sekret hyjnor. Nuk mund të jetë njeri i zakonshëm. 23 vjet bëri në to çfarë nuk ka bërë askush në të gjithë historinë!”

O ti që thua Muhammedi është gënjeshtar, hasha (larg tij).

Gënjeshtari nuk edukon Ebu Bekrin e Sinqertë, i cili shpenzoi tërë pasurinë e tij.

Gënjeshtari nuk edukon Omerin, i cili shembi dy perandoritë (Persiane dhe Romake).

Gënjeshtari nuk edukon Halidin, i cili nuk ka pësuar kurrë asnjëherë disfatë në luftë.

Gënjeshtari, prej tij largohen njerëzit, ndërsa Muhammedin (alejhis-selam) e pasuan njerëzit deri në vdekje.

23 vite

Ti çfarë ke bërë në 23 vjet të moshës tënde?

Ai (alejhis-selam) në 23 vjet ndryshoi faqen e botës përgjithmonë.

Pasha Allahu, sikur të mos ishte profet, kjo do të kishte qenë më madhështore se sa profetësia.

Bini salavat mbi të, sepse ju nuk ia njihni vlerën e tij (alejhis-selam).

     #     #     #

“Kam lexuar historinë e të gjithë Profetëve. Nuk kam gjetur asnjë Profet të ketë arritur, atë që ka arritur Muhammedi në 23 vite.

Musai pati nevojë për 40 vjet të edukonte një brez frikacak, që nuk hyri në Tokën e Shenjtë.

Isai nuk mundi të edukojë 12 apostuj, që qëndruan me të.

Muhammedi edukoi në 23 vjet në brez që çliroi botën mbarë.

Patjetër ka një sekret hyjnor!”

______________________

Ignaz Goldziher (1850-1921)
Orientalist hungarez

Be the first to comment on "“Muhammedi është sekret hyjnor. Nuk mund të jetë njeri i zakonshëm..!”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*