Kryerja e hallit të vëllait…

Transmetohet nga Ibn Umeri dhe Ebu Hurejra (r.a) se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush rend pas një halli (nevoje) të vëllait të tij derisa t’ia kryejë atij, atë do ta mbulojë Allahu (a.xh) me shtatëdhjetë e pesë mijë melekë, që bien salavat dhe luten për të, nëse është mëngjes deri në mbrëmje dhe nëse është mbrëmje deri në mëngjes. Dhe, nuk hedh asnjë hap, përveç se Allahu t’i fshijë një gabim dhe ta lartësojë me të një shkallë”.

E, në një transmetim tjetër, vetëm të Ibn Umerit, Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush e ndihmon një njeri në nevojën e tij, Allahu do t’ia forcojë këmbët në ditën ku këmbët rrëshqasin (në ditën e llogarisë). (sahih)

 

عن ابن عمر وأبي هريرة رضي الله عنهما قالا: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم “من مشى في حاجةِ أخيه حتى يثبتها له أظله الله عز وجل بخمسةٍ وسبعين ألف ملك يصلون عليه ويدعون له إن كان صباحاً حتى يُمسي وإن كان مساءً حتى يصبح ولا يرفع قدماً إلا حط الله عنه بها خطيئة ورفع له بها درجة”
وفي رواية له عن ابن عمر وحده أن النبي صلى الله عليه وسلم قال: “من أعان عبداً في حاجته ثبت الله له مقامه يوم تزول الأقدام”. الصحيحة.608