Madhështia e shenjtërisë së “La ilahe il’la Llah”

shehadeti-largeNë Sunenin e Ibn Maxhes, nga Umran ibn Husajn transmetohet se Pejgamberi (a.s) dërgoi një ushtri me myslimanë kundër udhujtarëve. Gjatë betejës, një mysliman rrethon një idhujtar, ndërkohë idhujtari thotë: Unë jam mysliman, por myslimani e vret.

Kur u kthye, myslimani shkoi te Pejgamberi (a.s) dhe i thotë: O i Dërguar i Allahut, mbarova! Pejgamberi (a.s) i thotë: “Po, çfarë ke bërë”? Ai i tregoi se, çfarë kishte vepruar. Atëherë, i Dërguari i Allahut (a.s) i tha: “A ja çave barkun e tij dhe mësove se, çfarë ka në zemër”? Tha: O i Dërguar i Allahut, sikur t’ia kisha çarë barkun, do ta kisha ditur se çfarë kishte në zemër. Pejgamberi (a.s) i tha: “Ti, as nuk ia ke pranuar çfarë ka thënë dhe as nuk e di se, çfarë ka pasur në zemrën e tij”!

Pejgamberi (a.s) nuk i foli më, ndërkohë ky, nuk jetoi shumë dhe pas një periudhe të shkurtër vdiq.

Transmetuesi thotë: E varrosëm, por të nesërmen e gjetëm jashtë varrit. Ndoshta, dikush që e ka pasur inat e ka nxjerrë jashtë varrit. E varrosëm përsëri, pastaj lamë disa djem tanë për ta ruajtur. Përsëri e gjetëm jashtë varrit. Thamë: Ndoshta djemtë kanë fjetur. E varrosëm përsëri dhe qëndruam vetë roje, por përsëri e gjetëm jashtë varrit. E lamë larg në një prej luginave dhe lajmëruar Pejgamberin (a.s) e ai na tha: “Toka pranon njerëz që janë më të këqij se ai, por Allahu ka dashur t’ju tregojë madhështinë e shenjtërisë së “La ilahe il’la Llah”.

_________
Megjithatë, Pejgamberi (a.s) ka lejuar të vritet kushdo që kërkon të përçajë xhematin, sepse shenjtëria e unitetit të myslimanëve është më e madhe se shenjtëria e myslimanit. (marrë nga: http://www.saaid.net/Doat/mehran/69.htm)

في سنن ابن ماجه عن عمران بن حصين أنّ النبي صلى الله عليه وسلم بعث جيشا من المسلمين إلى المشركين، فحاصر مسلم كافر، فقال الكافر: إني مسلم . فطعنه فقتله . فأتى رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال: يا رسول الله هلكت، قال «وما الذي صنعت»؟
فأخبره بالذي صنع، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: «فهلا شققت عن بطنه فعلمت ما في قلبه»؟
قال: يا رسول الله لو شققت بطنه لكنت أعلم ما في قلبه.
قال :«فلا أنت قبلت ما تكلم به، ولا أنت تعلم ما في قلبه»!
فسكت عنه رسول الله صلى الله عليه و سلم، فلم يلبث إلا يسيرا حتى مات، قال الراوي: فدفناه، فأصبح على ظهر الأرض. فقالوا: لعل عدوا نبشه. فدفناه . ثم أمرنا غلماننا يحرسونه . فأصبح على ظهر الأرض . فقلنا لعل الغلمان نَعَسُوا . فدفناه ثم حرسناه بأنفسنا فأصبح على ظهر الأرض . فألقيناه في بعض تلك الشعاب فأخبر النبي صلى الله عليه وسلم فقال : «إن الأرض لتقبل من هو شر منه، ولكن الله أحب أن يريَكم تعظيم حرمة لا إله إلا الله».

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.