
Ebu Hurejra (r.a) transmeton, se një njeri shkoi tek Pejgamberi (a.s) dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, më trego një punë, që nëse e punoj, hyj në xhenet. Tha: “Bëhu njeri i mirë”. Personi i tha: O i Dërguar i Allahut, si ta di, se unë jam njeri i mirë? Tha: “Pyet komshinjtë tuaj, nëse të thonë: Ti je njeri i mirë, atëherë ti je njeri i mirë, e nëse të thonë: Ti je njeri i keq, atëherë je njeri i keq!”. – (Bejhakiu në Shuabul-Iman)
أخرج البيهقي “في شُعب الإيمان” من حديث أبي هريرة – رضي الله عنه – قال:
“أن رجلاً قال: يا رسول الله دُلَّني على عمل إذا عمِلت به، دخلت الجنة، فقال: ((كن محسنًا))، فقال: يا رسول الله، كيف أعلم أني محسن؟ قال: ((سل جيرانك، فإن قالوا: إنك محسن، فأنت محسن، أو قالوا: إنك مسيء، فأنت مسيء)).