Abdullah ibn Mes’udi (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:
“Nuk do të hyjë në xhenet, ai që në zemrën e tij ka sa grimca mendjemadhësi!”
Dikush i tha: Njeriu ka dëshirë që t’i ketë rrobat dhe këpucët e bukura.
Pejgamberi (a.s) tha: “Allahu është i bukur dhe Ai e do të bukurën. Mendjemadhësia është mohimi i të vërtetës dhe të nënçmuarit e njerëzve”.
(transmeton Muslimi)