Plotësimi i rrëskut

Ibn Mes’udi (r.a) transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë:

“Shpirti i Shenjtë (Xhebraili) më frymëzoi në zemrën time se: Asnjë njeri nuk do të vdesë, derisa të plotësojë rrizkun e tij. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bëhuni të matur në kërkim. Dhe, të mos ju detyrojë vonesa e rrizkut për ta kërkuar atë me mosbindje, gjynahe ndaj Allahut. Sepse, ajo që është tek Allahu nuk arrihet, veçse me nënshtrim ndaj Tij.” (1) (sahih)

Allahu i Madhëruar thotë:

“Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit sipas padrejtësive të tyre, nuk do të kishte lënë askënd mbi tokë, por i lë deri në afatin (exhelin) e tyre. Dhe kur afati (exheli) i tyre vjen nuk vonohen dhe as nuk shpejtohen për asnjë moment.” (Nahl: 61)

___________________________

(1)أخرجه البغوى في شرح السنة 14 / 304 . وقال: رجاله ثقات لكنه مرسل، وله شواهد كثيرة يتقوى بها الحديث ويصح روى بنحوه الحاكم 2 / 4 على شرط مسلم ، وصححه ابن حبان