Pesë gjëra shumë të rëndësishme

Pesë gjëra shumë të rëndësishme

Transmetohet nga Ebu Hurejra (r.a) se Pejgamberi (a.s) ka thënë:
“Kush është ai njeri, i cili merr nga unë këto pesë gjëra, të punojë me ta ose tua mësojë dikujt që të punojë me ta?”
Ebu Hurejrete thotë: I thashë: Unë, o i Dërguar i Allahut.
Më mori për dore dhe më numëroi pesë gjëra duke më thënë:
1. Ruaju prej harameve, do të jesh njeriu më adhurimtar.
2. Kënaqu me atë që Zoti të ka caktuar, do të jesh njeriu më i pasur.
3. Bëj mirë komshiut, do të jesh besimtar.
4. Dëshiroji njerëzve atë që dëshiron për vetën tënde, do të jesh mysliman.
5. Mos qesh shumë, se të qeshurit e tepërt mbyt zemrën.