Hasan El-Basriu (r.h), një natë prej netësh, u lut duke thënë: O Zoti tim, fale atë, që më ka bërë zullum (padrejtësi)! Këtë lutje e përsëriti shumë.
Një njeri i tha: O Eba Seid (o babai i Seidit), të kam dëgjuar mbrëmë duke u lutur për atë që të ka bërë padrejtësi (zullum), derisa dëshirova të isha prej atyre që të kanë bërë zullum (padrejtësi). Çfarë të shtyu ta bësh këtë gjë?
Tha: Fjala e Allahut të Madhëruar: “Kush falë dhe pajtohet, atëherë shpërblimi i tij është tek Allahu. Me të vërtetë, Ai nuk i do zullumqarët!” – (Kur’ani, Esh-Shura: 40)
الحسنُ البصريُّ – رحمه الله – يدعُو ذاتَ ليلةٍ :اللهم اعفُ عمَّن ظلَمَني”، فأكثَرَ في ذلك، فقال له رجلٌ: يا أبا سعيدٍ! لقد سمِعتُك الليلةَ تدعُو لمن ظلمَك حتى تمنَّيتُ أن أكون ممن ظلمَك، فما دعَاكَ إلى ذلك؟ قال: قولُه تعالى: ((فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ)) – )الشورى: 40(